Dy ditët e fundit, disa gazeta e portale kanë botuar pjesë nga kujtimet në shumicë provokuese dhe ende me dogma komuniste nga e veja e diktatorit.
Këto kujtime nuk mund të mos provokonin personat e prekur drejtpërdrejt nga regjimi komunist dhe vetë egërsia e krerëve të tij.
Një ndër ngjarjet më të përfolura është fejesa e djalit të Mehmet Shehut me Silva Turdiun, gjë e cila pasoi me vdekjen e kryeministrit të kohës dhe përndjekjen e familjes së tij.
Pak minuta më parë, përmes një statusi në Facebook ka reaguar edhe vëllai i Silva Turdiut duke iu rikthyer atyre ngjarjeve të rënda.
Pardi Turdiu thekson se ajo që solli reagimin e Enver Hoxhës ndaj fejesës së Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut ishte pikërisht Nexhmije Hoxha, raporton abcnews.al.
“Enveri fillimisht nuk ishte kunder asaj fejese. Ia futi xixat Nexhmija. Më ka treguar Silva, qe ate dite, se Nexhmija mblidhte buzet. Xhelozia e dibranes ia beri gropen shoqes se vet te ngushte dhe femijeve te saj”, shkruan Pardi Turdiu në statusin e tij duke theksuar se babai i tij nuk mund të bënte asgjë për të penguar atë fejesë në atë kohë.
Pjesë nga statusi i Parid Turdiut
Nexhi paska shkruar nje liber te ri; i ka ngelur gozhde fejesa e Silvës, por gozhde floriri, se Nexhi shet libra dhe ben lek me historine ku Enveri dhe ajo ishin xhelatët, kurse viktimat jane njerez te tjere.
Mos duhet hedhur ne gjygj per t’ia marre leket?
Enveri dhe Mehmeti kane kryer krime kunder njerezimit (si shume fyhrerë, presidente, sulltanë e pashallare te botës, ne popujt e vet dhe te huaj.) Erdhi koha e lartesimit te drejtave te njeriut dhe mire beri Kaceli qe fitoi gjygjin per ta hequr emrin e Mehmetit nga nje rruge ne Mallakaster, se ka vrare e persekutuar njerez te pafajshem.
Por, shqiptarçe Mehmeti ishte burre me i mire se Enveri, i cili tradhetonte shoket e vet dhe vriste familjet e tyre.
Enveri fillimisht nuk ishte kunder asaj fejese. Ia futi xixat Nexhmija. Me ka treguar Silva, qe ate dite, se Nexhmija mblidhte buzet. Xhelozia e dibranes ia beri gropen shoqes se vet te ngushte dhe femijeve te saj.
Une isha i ri dhe nuk e kuptoja, por e kam menduar me vone: Cfare opsionesh kishte babai im per ta kundershtuar ate fejese?! Cfare opsionesh ka Irani para USA?
Ne kuadrin e nuancave te historise, me ate fejese Mehmet tregoi se donte ta mbyllte luften e klasave. Ai qe desh te ruante shtypjen e shqiptareve nga shqiptaret, perçarjen, urrejtjen, ishte Enveri. Por me kot, se regjimi shnjerezor implodoi pas pak vjetesh. Viktimat u sakrifikuan kot.
Jeta dhe bota, jane te veshtira. Nje popull i vogel, europian, duhet te jete i bashkuar, me drejtesi e solidaritet. /abcnews.al