Home KRYESORE Vettingu/ Çfarë vendosi KJV për drejtorin e Policisë së Shtetit

Vettingu/ Çfarë vendosi KJV për drejtorin e Policisë së Shtetit

Eduard Merkaj, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit ka kaluar me sukses vettingun.

Vendimi për Merkajn është dhënë paraditen e sotme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i cili tha se gjatë procesit të verifikimit nuk është konstatuar asnjë problem sa i takon pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Vitet e fundit Eduart Merkaj ka mbajtur edhe detyra të tjera të larta në hierarkinë e policisë, si Drejtor i Policisë Kriminale dhe i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave.

Ai mban postin e drejtorit në Departamentin e Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit prej janarit të vitit të kaluar me urdhër të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj./ Opinion.al

Share: