Home KRYESORE Abuzuan me ndërtimet, Gjykata liron 10 nga 17 të arrestuarit në Durrës

Abuzuan me ndërtimet, Gjykata liron 10 nga 17 të arrestuarit në Durrës

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë për 17 personat e arrestuar 3 ditë më parë që akuzohen se kanë abuzuar me ndërtimet në Durrës, Manëz dhe Shijak.

Personat e arrestuar janë efektivë, zyrtarë të pushtetit lokal, inspektorë dhe ndërtues.

Gjyqtari Paulin Cera vendosi që 10 nga 17 prej tyre të hetohen në gjendje të lirë duke i liruar kështu nga paraburgimi.

Gjykata vendosi të lirojë dhe të hetojë në gjendje të lirë: Sami Xhafa (shefi i stacionit policisë Manzë), Nikollë Marku (OPGj Manzë), Besnik Domi, (shef rendi në Shijak), Astrit Nuri (specialist i armatimit në policinë e Durrësit), Julian Kacadej (Specialist në IMT), Marius Shahini (drejtori i IMT në Shijak), Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)

Ndërsa Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak), Petrit Neziri (ndihmës specialist policia Manzë), Ndricim Shika (ndihmës specialist policia Shijak), Gjergji Gerco (sekretar njësisë administrative Sukth), Adem Lika (ndërtues), Dëshir Dakoli (me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës), Agim Osmani (ndihmës specialist policia Durrës) u lanë në arrest me burg.

Të ndaluarit dyshohet se kanë krijuar një rrjet korrupsioni nëpërmjet të cilit përfitonin të ardhura duke lejuar ndërtime të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj.

Pjesë e kësaj skeme nuk ishin vetëm favorizimet por edhe falsifikimi i dokumenteve dhe mos raportimi i ngjarjeve kriminale siç ishte edhe rasti i një përdhunimi. /Opinion.al

Share: