Një 6-vjeçar nga Newbury në Shtetet e Bashkuara, tregoi se ishte një luftëtar i pamposhtur pasi fitoi betejën e ashpër kundër leuçemisë.
“CNN” shkruan se John OliGver Zipay vuante nga leucemia akute limfoblastike, një kancer i rrallë i gjakut që buron nga limfocitet. Pas zbulimit të sëmundjes në vitin 2016, vogëlushi u përball me një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë, deri në seancën e fundit të kimioterapisë.
Por pas disa viteve të vështira, ai më në fund u shërua plotësisht dhe u rikthye në shkollën katolike Shën Helen në Ohio, ku u prit nga shokët me duartrokitje, ovacione dhe si një hero i vërtetë./Opinion.al