Home KRYESORE Zbulohet dokumenti/ Thaçi mandaton Kurtin si kryeministër

Zbulohet dokumenti/ Thaçi mandaton Kurtin si kryeministër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka dekretuar vendimin për të mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës.

Aty theksohet se presidenti ka propozuar Albin Kurtin si të mandatuar për të formuar qeverinë e re, derisa theksohet se për të bërë këtë ka 15 ditë afat.

“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kërkon miratim nga ana e Kuvendit”, theksohet në pikën e dytë dhe të fundit të këtij dokumenti.

Dekreti hyn në fuqin në datën e nënshkrimit që i bie sot (20.01.2020).

Kurti ndërkohë ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë Thaçit për të marrë dekretin.

Share: