Home Approccio Italo Albanese Energjia: Bihet dakort per mbrojtjen e kërkesave të ligjshme të sipërmarrjeve të...

Energjia: Bihet dakort per mbrojtjen e kërkesave të ligjshme të sipërmarrjeve të pranishme tashmë në vend

Realizimi i një integrimi më të madh energjitik rajonal për një treg më konkurrues; garantimi i një përfshirjeje të plotë dhe aktive i sektorit privat në proceset e reformimit të Sektorit energjitik shqiptar në një moment tranzicioni energjitik delikat; mbrojtja e kërkesave të ligjshme të sipërmarrjeve të pranishme tashmë në vend duke ofruar ndërkohë të tjera mjete të analizës dhe të programimit për sipërmarrjet italiane të cilat janë të interesuara për investime të reja në Shqipëri, duke nisur prej përurimit së fundmi të linjës nënujore të përcjelljes së energjisë, e realizuar nga TERNA, mes Italisë dhe Malit të Zi.

Janë këto mesazhet kryesore që u përçuan gjatë zhvillimit të punimeve të mbledhjes II të Tryezës së Energjisë të organizuar sot në Tiranë nga Ambasada e Italisë në bashkëpunim me Zyrën Ice, CCIA dhe Confindustria Albania. Çështje të trajtuara edhe nga përfaqësues të Autoritetit Italian për Energjinë në Rrjet dhe Mjedisin ((ARERA), të Administratorit të Shërbimeve Energjitike (GSE), të Administratorit të Tregjeve Elektrike (GME) dhe të Terna-s, si dëshmi e angazhimir parësor të Italisë në forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh e rajonal në fushën e energjitikës.

“Fuqizimi i ndërlidhjes energjitike rajonale, integrimi gradual në tregun elektrik evropian, si dhe hyrja e Shqipërisë, falë realizimit të gazsjellësit TAP, në hartën e ndërlidhjeve energjitike globale, përbëjnë njëkohësisht mundësi të mëdha e sfida në rritje të cilat mund të pëqafohen plotësisht e mund të kapërcehen vetëm me përfshirjen e të gjithë aktorëve të interesuar, përmes një aksioni të karakterizuar nga respektimi i parimeve themelore sikurse gjithëpërfshirja, transparenza dhe respektimi i dispozitave ligjore” deklaroi Ambasadori Bucci në çelje të Tryezës.

“Konteksti i referimit nuk mund të jetë tjetër veçse ai i përcaktuar në kuadër të rrugëtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, objektivi përfundimtar i të cilit është fuqizimi i bashkëpunimit shumëpalësh si dhe krijimi i një zone të begatë dhe të ndërlidhur, në përputhje të plotë me normativat më të fundit komunitare”.

“Si dëshmi e mbështetjes së plotë institucionale italiane ndaj Shqipërisë, Administratori i Shërbimeve Energjitike (GSE) dhe Agjencia për Efiçencën Energjitike shqiptare nënshkruan një Marrëveshje bashkëpunimi që urojmë të japë më tej ndihmesën në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e energjisë, në respektim të qëndrueshmërisë” përfundoi fjalën e tij Ambasadori.

Giordano Gorini, Zëvendës Kryetar i CCIA-s (DHTISH) dhe i Confindustria Albania, i ngarkuar për sektorin energjitik, teksa shprehu perspektivën dhe nevojat e sipërmarrjes italiane në Shqipëri, theksoi: “Tryeza e Energjisë përbën, padyshim, një moment të rëndësishëm përballjeje dhe nxitjeje për ato sipërmarrje që tashmë janë të pranishme në Shqipëri apo që shfaqin interes për realizimin e investimeve të reja në sektorin e energjisë.

Prej kohësh sektori privat, përmes shoqatave të ndyshme në fushë, ka vënë në pah nevojën e integrimit të normave dhe tarifave sipas standarteve evropiane me qëllim mbështetjen e investimeve të realizuara si dhe nxitjen për realizimin e impianteve të reja të prodhimit nga burime të rinovueshme. Zgjerimi i tregut rajonal në Ballkan dhe krijimi i një burse të energjisë vë në pah nevojën e kryerjes së ndryshimeve legjislative dhe kontraktore të cilat kërkojnë një dakordësi të hapur e transparente me sektorin privat. Bëhet fjalë për një zgjedhje parësore dhe srategjike që Qeveria shqiptare nuk ka se si të mos e përqafojë. Ngritja e një tryeze të përhershme teknike konsultimi me sektorin privat është një hap i domosdoshëm dhe në dobi të të dy palëve.

Punimet e Tryezës u përmbyllën nga Drejtoresha e Agjencisë ICE në Tiranë, Elisa Scelsa. “Organizimi i përbashkët i këtyre nismave është pjesë përbërëse e folloë up të Misionit të Sistemit të Sipërmarrjes të shkurtit 2018, ku ndër sektorët me vëmendjen më të madhe ka qenë pikërisht ai energjitik. Italia ka ndërmarrë liberalizimin e sektorit prej 20 vitesh tashmë, dhe sot zotëron një prej rrjeteve evropiane më inteligjente dhe teknologji të përparuara të afta në realizimin e shkëmbimit të energjisë së rinovueshme.

Sektori energjitik është një sektor kyç për të ardhmen e ekonomisë shqiptare i cili, për të përqafesuar plotësisht përfitimet në terma investimesh të tjera të huaja, duhet detyrimisht të realizojë reformat strukturore të ndërmarra tashmë si për sa i përket politikave energjitike ashtu dhe për sa i përket përmirësimit të klimës së biznesit në Vend.

Share: