Home KRYESORE Blushi i përgjigjet Ballës për ambasadorët: Prova si i shpërdoroni

Blushi i përgjigjet Ballës për ambasadorët: Prova si i shpërdoroni

Raportet mes Presidencës dhe mazhorancës vijojnë të jenë të tendosura në retorika që shkojnë nga deklaratat tek qëndrimet në rrjetet sociale.

Fillimisht në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla është shprehur se Meta tashmë ka humbur cdo lloj sjellje kushtetuese normale për të vijuar për të qenë president i Republikës, ndërsa e cilësoi tubimin e 2 Marsit si shprehje të një konflikti të brendshëm të opozitës.

I pyetur nga mediat nëse mbajtja e Kongresit të PS më 29 Shkurt ishte një shfaqje fuqie ndaj presidentit Ilir Meta, Balla u përgjigj:

“Ju e dini se kongresi i PS është caktuar në shtator të 2019, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, axhenda politike e PS pësoi ndryshim me disa javë. Kongresi i datës 29 është përcaktuar prej shumë javësh që në fund të 2019, kjo s’ka të bëjë aspak me cështjet dhe konfliktet e brendshme që kanë lindur brenda mazhorances, mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës apo problemet të karakterit kush është lideri i opozitës, ne nuk hyjmë në këtë debat kjo është cështje që u takon atyre”.

Por i shpejtë ka qenë reagimi i Presidencës përmes zëdhënësit Tedi Blushi, ndërsa në retorikat e palëve është përfshirë edhe pozicioni i ndërkombëtarëve.

Në qëndrimin e tij, Blushi ka thënë se mazhoranca po vazhdon t’i keqpërdorë ambasadorët dhe të fshehë të vërtetën e grushtit të shtetit, ndërsa nuk ka kursyer edhe tonet ironizuese ndaj ministreve Spiropali dhe Gjonaj.  / Opinion.al

Share: