Home Gjeo-Ekonomia Debati Kurti, Vuçiç, Thaçi, Rama. Çfarë ndodhi në München?

Debati Kurti, Vuçiç, Thaçi, Rama. Çfarë ndodhi në München?

Enver Robelli – Burime diplomatike që e përcollën “debatin” mes Kurtit, Vuçiqit, Thaçit, Ramës dhe të tjerëve të pranishëm në Konferencën e Sigurisë në München kështu e përshkruajnë atmosferën:

“Presidenti serb ishte tepër agresiv kundër Albin Kurtit. Kryeministri i Kosovës ishte i artikuluar, konstruktiv, i prezantoi argumentet e tij për dialogun dhe reformën. Larg më i miri. Vuçiqi (dhe, për të qenë i sinqertë, edhe Rama) patën çehre agresive”.

Agresiviteti i Vuçiqit në München është shenjë paniku dhe inferioriteti. Por edhe pjesë e shout të tij prej aktori. Ende pa mbaruar “debati” në München “gazetat” e Vuçiqit si “Informer” dhe “Kurir” (të cilat, në fakt, janë thertore me shkronja) nisën fushatën në stilin: “Vuçiqi ia mbylli gojën Kurtit”. Sa i përket atmosferës së “debatit” në München: duket sikur ekziston një aleancë e heshtur mes kryetarit serb, presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë. Këtë përshtypje e kanë diplomatët që i njohin që të tre. Aleanca lidhet me betejën e tyre për të ruajtur pushtetin dhe me frikën se mund t’u rrezikohet pushteti. Po ra njëri, të tjerët mund të shkojnë pas tij. Herët apo vonë. Zgjedhjet në Kosovë më 6 tetor kanë qenë sinjal edhe ndaj rajonit: ndryshimet mund të ndodhin kur do shoqëria. Rrjedhimisht, sivjet autokratët e Ballkanit më shumë energji do të investojnë në rrëzimin e qeverisë së Kosovës se sa në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Enver Robelli është redaktor i gazetës më të madhe në Zyrih, “Tages-Anzeiger”

Share: