Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Dosja e grupit ‘Bajri’ kthehet në Shkodër, shpallet moskompetenca nga SPAK

Dosja e grupit ‘Bajri’ kthehet në Shkodër, shpallet moskompetenca nga SPAK

Dosja e grupit “Bajri” nga Shkodra të cilët akuzohen për një sërë veprash penale është kthyer në Prokurorinë e Shkodrës, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka konstatuar se nuk është kompetencë e SPAK.

Arsyeja e kthimit të dosjes në Shkodër lidhet me rrëzimin e akuzës për grup të strukturuar kriminal. Kështu që të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri do të hetohen tashmë në Prokurorinë e Shkodrës.

Në shtator të vitit 2018, policia arrestoi 11 persona, shumica nga familja Bajri të cilët akuzohen për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Grupi akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Si dhe për një kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shumë parash.

Safet Bajri u arrestua në Tiranë në 2018 kurse Behar Bajri dhe Samet Halluni u arrestuan në Holandë dhe u ekstradua në Shqipëri. Mes të arrestuarve ishin dhe dy figura shumë të shquara të sportit shqiptar, ish- portieri i Vllaznisë Armir Grimaj i cili u lirua për mungesë provash si dhe ish- kampioni i boksit Astmer Bilali i cili vijon të mbetet në qeli. /Opinion.al

Share: