SLLOVENI– Skiatorja e Skuadrës Kombëtare të Skive, Sla Kara mori pjesë në konkursin ‘Krvavec Giant Slalom’ të organizuar në datat 12 dhe 13 shkurt në Krvavec të Sllovenisë, për t’u përzgjedhur më pas për në Lojërat Olimpike të vitit 2020 K.
Ndërkohë ajo është vlerësuar maksimalisht për veprimin heroik që ka bërë në këtë garë duke i shpëtuar jetën një djali 12-vjeçar në atë resort skiimi në Krvavec të Sllovenisë, kanë shkruar mediat e huaja.
Sipas deklaratës Federata Turke e Skiimit u shpreh se Kara, 19-vjeçare, i shpëtoi mrekullisht jetën djalit 12-vjeçar duke e mbajtur 15 minuta të varur në ajër. Për 15 minutat që vajza e mbajti atë të varur , forcat e emergjncës shkuan dhe bënë të mundur shpëtimin e tij.
Kara, e cila u shpall “heroinë”, madje iu dha edhe një medalje nga Drejtoria e Policisë së qytetit,deklaroi:
“E mbaja për rreth 15 minuta. Meqenëse teleferiku ishte në lëvizje, zonat e objektit nuk na panë. Fëmija filloi të kishte frikë në atë moment. Pas pas sekontash fëmija nisi të rrëshqasë dhe unë nuk mund ta mbaja. Ndërkohë hodha shufrat dhe i vura dorezat. Me 2 duar po e mbaja por nisa të kisha frikë. Pasi e e mbajta për 15 minuta, njerëzit dhe policia erdhën në vendngjarje. Pastaj menjëherë zbrita dhe kontrollova gjendjen e fëmijës. Ata më thanë që po gjithçka ishte mirë dhe nuk kishte asnjë problem.” -u shpreh ajo.
Kara deklaroi se ka marrë shumë mesazhe mbështetëse nëpër mediat sociale. Ndër të tjera në fund Kara thotë se e ndiente si detyrim për të shpëtuar një jetë dhe se është shumë e lumtur për këtë gjest të mirë që ka bërë.
Burimi: News.1/Dosja.al