Home KRYESORE Elvis Naçi: Merren me të metat tona, por unë kam një problem...

Elvis Naçi: Merren me të metat tona, por unë kam një problem tjetër mbi tërmetin

Gjatë ditës së sotme u mblodh për herë të katërt Komisioni i Rindërtimit për tërmetin. I pranishëm ishte edhe imami Elvis Naçi ku gjatë fjalës që mbajti ndau shqetësimin e cilësisë së punimeve që do të kryhen në banesat e dëmtuara ose ato që do të rindërtohen nga fillimi.

Sipas Nacit ky është një shqetësim që kanë banorët të cilat kanë banesa individuale.

“Kisha një pyetje në lidhje me banesat individuale, ka një shqetësim me të drejtë nga banorët. Ka një shqetësim të drejtë për sa i përket ndertimeve, sa kualitative janë dhe sa rezistente janë. 

E thashë këtë shqetësim që kanë të gjithë që këto ndërtime të jenë sa më të kontrolluara kemi pranuar që në të gjitha hapat do jemi bashkë. Jam i lumtur që po afrohet koha që ne ti shohim këta banorë në nevojë me shtëpitë e tyre“, tha Naçi./abcnews.al

Share: