Home KRYESORE Enigmat e Emin Azemit!

Enigmat e Emin Azemit!

KUR NGELESH VETËM ME VETVETEN DHE KËRKON TË ZBËRTHESH DISA ENIGMA

Pas një ‘shëtitjeje’ kalimthi nëpër disa studio televizive të Prishtinës, e sheh veten se ke ngelë vetëm me 3, 4 përshtypje sinjifikative, dhe të nevoijitet bukur do kohë të gjesh shpjegim për sa vijon:

  1. Si është e mundur që disa analistë (siç kanë dëshirë ta quajnë veten disa) vazhdojnë të mbajnë veshur gunën e trashë të militantit partiak, edhe atëherë kur partitë e tyre ‘amë’ janë pajtuar me fatin e të qenit opozitë, ndërkohë që disa militant partiak janë bërë analistë të arsyeshëm (çdo ngjashmëri me L.Hazirin është e rastit…)
  2. Marrëveshja në mes të LVV dhe LDK a prodhoi një pjekuri më të madhe politike në prag të formimit të një kabineti qeverisës, apo lufta për pozicione në këtë kabinet do të vazhdojë të bëjë punën e vet, paçka se gjithkund në vendet normale qeveritë janë shprehje e vullnetit politik të partnerëve të cilët përmes unifikimitt të programeve projektojnë politika efektive qeverisëse që do të jenë në të mirën e gjithë qytetarëve
  3. A ka të ngjarë që në Qeverinë Kurti të bartet ndonjë sindrom i ‘kapjes së shtetit’, përmes ndonjë ministri i cili keqmenaxhimin nga pozita e kryebashkiakut ka shansa ta transferojë në digasterin që do ta drejtoj në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë dhe a mund të presim në të ardhmen të lindin pikërisht këtu xixat e para të fërkimit brenda Kabinetit Kurti?
  4. A po gabon (helbete) Albin Kurti kur po i pëzgjedh kuadrot për ti emëruar në poste të rëndësishme, ata që po i imponohen (ata që nëpër vetura i mbajnë kravatat dhe ‘katllëqet’, për hernejse me iu gjet…) dhe çka po ndodhë me një armatë të tërë aktivistësh, të cilët nuk po imponohen (bile ata po harrojnë të shkojnë në shtëpi të ndërrohen), dhe për rrjedhojë ata edhe mund të harrohen, ose të anashkalohen….?
    Nasgjaja punë e keqe… sidomos nëse e ban nasgja argatin që ta ka sjellë në lugë kafshatën dhe ti atë kafshatë ia jep ndonjë sehirxhiu që mjeshtrinë e imponimit e kanë shndërru në njëfarë doktrine misterioze që dhez, sidomos kur para vetes ke ndonjë lider të painformuar sa duhet për biografinë e sehirxhiut…

(e.a)
02 fruer 2020

Share: