Nga Selim Belortaja*
Ky është “gjenerali” që drejton sot operacionin kërkimor ndaj epidemisë në Kinë. Pulmonologu dhe epidemiologu Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, i votuar si një nga 10 shkencëtarët më të mëdhenj të Kinës (2010) pa hezituar edhe të kritikojë kur e desh puna.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit e gjeti dhe e vuri në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19. Si 1-shi i asaj pune atij i është lënë edhe mikrofoni i zëdhënësit te asaj lufte! E kush më mirë se ai mund të shpjegojë?
Pyetja tani është: e kemi ne një të ngjashëm? S’ka rëndësi edhe në se s’është tamam ky kalibër. A e njohim ne më të mirin e kësaj fushe? Ta thërresim, ta vemë në krye të një bordi special parandalues, t’i japim rogë 5-fishe, ta lemë ta zgjedhë vetë skuadrën e ekspertëve, të flasë e japë porosi kompetente, urdhra ekzekutivë për aeroportin, terminalet, avionet e tragetet, spitalet, konçensionet, përfshi edhe urdhra me efekt të fortë .. buxhetor.
Mos hezitojmë për punë moshe: Zhong Nanshan i ka mbushur me kohë..83 vjeç
Ps: Autori është ambasador i Republikës së Shqipërisë në Pekin