Home KRYESORE Hidhet nga kati i nëntë, gruaja ndërron jetë rrugës për në spital

Hidhet nga kati i nëntë, gruaja ndërron jetë rrugës për në spital

Një 76-vjeçare ka ndërruar jetë në qytetin e Fierit.

Policia njofton se rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, 76-vjeçarja me iniciale F.T është hedhur nga kati i nëntë i pallatit. Ajo ka ndërruar jetë ndërkohë që transportohej drejt spitalit

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Opinion.al

Share: