Home KRYESORE Ish ministri i shëndetësisë jep alarmin: Autoritetet tona nuk guxojnë të hapin...

Ish ministri i shëndetësisë jep alarmin: Autoritetet tona nuk guxojnë të hapin diskutimin…

Nga Tritan Shehu

Karantina per virusin “Kinez”, vetem heshtje e shterpesi idesh ne Shqiperi.

Deshtimi i madh me “izolimin karantine” te pasagjereve te anijes “Diamond Princess”, ku numri i te semureve ne anije i kaloi 520 nga kontaminimi i brendeshem, flet per domosdoshmerine e nje strukture te projektuar e te funksionuar mbi parime e rregulla te qarta, jo vetem izolimi, por dhe qe te mos kete brenda saj perhapje te atij virusi.

Ndersa autoritet tona jo vetem qe as guxojne te hapin kete diskutim, por vazhdojne te fshihen mbas termit anakronik “sekret shteteror” kur eshte fjala edhe per te treguar se ku me fantazine e tyre (ne realitet nuk ekziston) e kane vendosur qofte edhe ne 3 D ate karantine shqiptare, qe mund te jete e domosdoshme neser, megjithese te gjithe urojme qe te mbetet vetem ne nivelin e nje alarmi.

Pergjegjesi apo pa pergjegjeshmeri e madhe e tyre kjo, por qe asnje qe njeh sado pak problemin e gjykon me realizem nuk do te guxonte ta ndermerte.

Asnje buxhet trasparent, asnje dokument i shkruar e i shperndare strategjik per tu mbrojtur a perballuar me kete epidemi te mundeshme, qe gjithe bota vazhdojne ta konsiderojne nje rrezik real madhor me vazhdimesi akoma te pa qarte, nuk behet publik vetem ne Shqiperi dhe tek Kim Jong-un.

Nderkaq per shpenzimet abusive nepermjet PPP-ve monopoliste, jo rentable apo demtuese te unitetit te strukturave tona shendetesore, vazhdojne te paguhen me miliona euro.

Share: