Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi reagoi pas denoncimit të Presidentit Ilir Meta se Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkelur Kushtetutën. Bardhi del në krah të Kreut të Shtetit, dhe i kërkon Prokurorisë së Posaçme të hetojë ministren Gjonaj. Sipas Bardhit, Gjonaj duhet të tregojë pse shkeli Kushtetutën.
“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, thote Bardhi.