Home KRYESORE Konflikti Presidencë-Qeveri/ Ja si mund të përfundojë

Konflikti Presidencë-Qeveri/ Ja si mund të përfundojë

Presidenti i Republikës ka publikuar pasditen e të enjtes dokumente, të cilat sipas tij, provojnë shkeljet e rënda ligjore përmes dhe falsifikimeve që Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi kanë bërë për të shpallur në Fletore Zyrtare si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsin.

Opinion, këtë të enjte ka trajtuar përplasjen mes Presidencës dhe Qeverisë, ndërsa për herë të parë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka futur në studio një tabelë ku shkroi të gjitha zgjidhjet, sipas të ftuarve, të këtij ngërçi.

Andi Bejtja: Marrëveshje për të përmbysur veten

Preç Zogaj: Duhet të vazhdojnë procedurat për anëtarët e rinj të Gjykatws Kushtetuese dhe tw pritet Venecia

Luan Rama: Presidenti anulon ligjin e miratuar nga Kuvendi në respektit të të drejtës kushtetuese që ka. Mazhoranca duhet të pranojë kthimin që i bën presidenti ligjit dhe të pritet Komisioni i Venecias. Kjo e kthen Gjykatën Kushtetuese, apo plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese në normalietet duke mos marrë çështjen e një individi të asaj gjykate për ta bërë kazus por ta lërë atë ta zgjidh kur të ketë krijuar kuorumin e vet.

Alfred Peza: Të vijojë procesi për Gjykatën Kushtetuese

Mentor Kikia: Pezullimi apo gjetja e një forme të bërit nul të ligjit deri në mbërritjen e opinionit të Venecias, marrjen në konsideratë e opinionit Venecias dhe vazhdimi i plotësimi i Gjykatës Kushtetuese. Për të shkuar në një zgjidhje përtej kësaj, shqyrtimi më pas i legjitimitetit të zgjedhjeve vendore dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të njëkohshme të përgjithshme dhe vendore.

Armand Shkullaku:  Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen dhe të shikohet mundësia e krijimit të një fronti më të madh opozitar./ Opinion.al

Share: