Home KRYESORE Konflikti Rusi-Ukrainë/ Rama nga Moska: Jetojmë në kohë të trazuara, të bëjmë...

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Rama nga Moska: Jetojmë në kohë të trazuara, të bëjmë më të mirën si ndërmjetës

Gjatë fjalës së tij, në takimin me ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama u shpreh se jetojmë në kohë të trazuara, ku kërcënimet ndërkombëtare po bëhen gjithmonë e më komplekse, duke u ndalur, ashtu siç ishte parashikuar, në konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Njerëzit po vuajnë dhe natyrisht duke pasur parasysh që njerëzit vuajnë duhet të gjejmë motivimin e mirë për të nxitur përpjekje të besueshme për të zbatuar angazhimet ndërkombëtare. Njerëzit dhe siguria duhet të jenë në vend të parë, ne mund të përpiqemi të bëjmë më shumë dhe të shpresojmë që më e mira nuk ka ardhur ende. E di siç e dinë të gjithë që Rusia është pjesëmarrës kyç në një sërë formatesh negociimi, vij me besimin se ju dhe vendi juaj i mrekullueshëm do përdorni ndikimin tuaj për të ecur sa më pranë asaj paqeje kaq të nevojshme. Sa u trondita kur vizitova zonën e konfliktit në Donbas dhe sa e dhimbshme të shihje kaq shumë njerëz, pavarësisht nga kombësia që vuanin pa dallim moshe, nevoje; njerëz nga e gjithë zona që luftonin t’i mbijetonin ditës, në emër të kësaj dite ju bëj thirrje të bëjmë më të mirën si ndërmjetës”, tha Rama.

Kujtojmë se më herët kryeministri Rama ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku parashtroi edhe 3 prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën.

Teksa tregoi për vizitën e tij të parë në Ukrainë para disa ditësh, kreu i qeverisë tha se mbështet përpjekjet tripalëshe për paqen.

‘Veprimtaria jonë do mbështetet në 3 shtylla. Do mbështesim përpjekjet tripalëshe por duhet vullnet politik nga të gjitha anët, pasi ai është kyç për paqen. Sigurova homologët për përpjeket e mia për paqe.’ – tha Rama.

Top Channel

Share: