Home KRYESORE Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP-së: Risku për Shqipërinë është i ulët

Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP-së: Risku për Shqipërinë është i ulët

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka mbledhur task-forcën për koronavirusin në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit.

Manastirliu theksoi se deri më tani në Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë rast të infektuar me koronavirus, ndërsa theksoi se në pikat kufitare janë shtuar masat për kontrollin e udhëtarëve.

Ndërkohë, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka deklaruar se në laboratorët e këtij institucioni janë të mjaftueshme kitet dhe ragentët për të kryer analizën e koronavirusit, në rastet kur do të ketë dyshime të mundshme.

Sipas saj, tha se risku për Shqipërinë është i ulët. Ajo shpjegoi se fakti që koronavirusi ka prekur Italinë fqinje nuk e rrit riskun në vendin tonë.

“Kemi numrin e duhur të kiteve dhe të ragentëve për të bërë analizat në laboratorët e ISHP-së. Risku për Shqipërinë është i ulët. Fakti që është në Itali, nuk e ndryshon nivelin e riskut brenda në Shqipëri. Alerti është parapërgatitje e mirëmenduar nëse do të kemi disa zhvillime të reja. Ne vijojmë të kemi risk të ulët, nuk kemi rast të konfirmuar”, tha drejtoresha e ISHP-së./ Opinion.al

Share: