Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se shtëpia e pushimit e ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do kthehet në karantinë për personat që mund të preken nga koronavirusi.
Gjatë fjalës së mbajtur në Komitetin Kombëtar të Sigurisë kryeministri tha se me Organizatën Botërore të Shëndetësisë është siguruar që ajo i plotëson kushtet për të qenë karantinë për situatën në rast se koronavirusi përhapet edhe në vendin tonë.
“Është për të ardhur keq që ndërkohë që bëhet politik e ka debat, askund tjetër nuk ndodh që palë të caktuara politike e individë me mandat politik të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur për të përhapur panik e për të dezinformuar. Askund nuk bëhet që karantinat të ndërohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë.
Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatar se i përmbush standartet”,-tha Rama./ Opinion.al