Home KRYESORE Kujdes! Po përhapen mesazhe fallco për koronavirus. Ja çfarë thotë Ministria e...

Kujdes! Po përhapen mesazhe fallco për koronavirus. Ja çfarë thotë Ministria e Shëndetësisë!

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar përmes një deklarate për mediat, se  deri në këtë moment, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Së fundmi në rrjet është përhapur një mesazh zanor, me një lajm të rremë, ku  thuhet se autoritetet po mbajnë të fshehtë faktin se në Shqipëri, janë diagnostikuar 12 raste me koronavirus. Një lajm i ngjashëm me rastin e tërmetit, të 21 shtatorit. Fake news që nxori njerëzit jashtë në mes të natës, u përsërit edhe këtë herë me koronavirus. Mesazhi i plotë që u përhap masivisht në internet është ky:

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.

Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media.

MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike./L.F-dritare.net

Share: