Home KRYESORE Kur del lista e Tiranës nga OFL…Një makinë e blinduar deri në...

Kur del lista e Tiranës nga OFL…Një makinë e blinduar deri në 200 mijë €

Në disa qytete policia ka kryer kontrolle për makinat luksoze si dhe për ato të blinduarat. Sipas policisë, fokusi janë mjetet e blinduara dhe kapja e personave në kërkim. Numri i mjeteve të sekuestruara ka arritur në dhjetëra, ku nuk kanë munguar dhe makina të blinduara.

Gazetari Spartak Koka ka dhënë detaje për këtë operacion në emisionin Opinion.

“Në fazë verifikimi janë gati 18 makina të blinduara. Në total janë 140 makina luksoze që po verifikohen. Këta që i kanë këto makina janë personazhe të njohur të botës së krimit. Kleçka që po përdoret nga ana e tyre është mbajtja e makinave në emër të kompanive është një kompani që sjell makina të blinduara, i regjistron në emrin e vetë dhe këta që nënshkruajnë kontrata fiktive për marrjen e makinave. Një makinë e tillë mund të shkojë deri në 200 mijë euro”, tha gazetari i aktualitetit.

Tirana ka shumë emra të evidentuar të krimit tha gazetari Koka, sa i përket vijimit të Operacionit Forca e Ligjit.  Ai thotë se lista e OFL do të zgjerohet dhe në nivelin paraprak janë rreth 420 persona që do të justifikojnë pasurinë e tyre.

“Lista e Tiranës do dalë nga java tjetër. Tani OFL po shkon drejt Vlorës dhe Fierit. Është një operacion që do vijojë dhe në ditët e ardhshme. Do ketë lajme të shumta…”, tha gazetari.

Deri tani policia ka referuar në SPAK 8 emra të njohur të botës së krimit që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë. Disa prej emrave janë: Lul Berisha, Ardian Çapja, Arben Isufaj, ( Ben Qimja), Sajmir Taullau./ Opinion.al

Share: