Home KRYESORE Tragjike në Shkodër/ Zjarr në lagjen ku banon komuniteti rom, humb jetën...

Tragjike në Shkodër/ Zjarr në lagjen ku banon komuniteti rom, humb jetën 13-vjeçarja (video)

Një zjarr ka rënë në lagjen ku banon komuniteti rom në qytetin e Shkodrës. 

Top Channel mëson se një 13 vjeçare, Gj.Dashi ka mbetur viktimë pas zjarrit të rënë në lagjen e komunitetit rom në Shkodër. 

Vetëm pasi kanë vene re mungesën e vajzës, familjarët kanë nisur kërkimet dhe pastaj e kanë gjetur në një prej barakave të familjes Dashi.

Flakët janë përhapur në pak minuta duke përfshirë disa baraka ku strehoheshin disa familje. 

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të jetë një pajisje ngrohëse.

Top Channel

Share: