Home KRYESORE “Kur prindërit të mos jenë më, asgjë nuk do të jetë më...

“Kur prindërit të mos jenë më, asgjë nuk do të jetë më si më parë” shkrimi që përloti miliona njerëz

Kur prindërit tanë ikin nga kjo jetë, asgjë nuk është më e njëjtë. Ne nuk mund të jemi më fëmijë, nuk ndihemi të mbrojtur nga përqafimet e tyre, puthjet e tyre dhe fjalët e tyre të inkurajimit. Duket se jeta bëhet më e vështirë sepse nuk kemi më strehën tone mbrojtëse.

Kur prindërit nuk janë më me ne, ne mbetemi jetimë dhe kjo është e vështirë, e trishtueshme dhe e dhimbshme në çdo moshë e kohë. Edhe nëse e keni krijuar familjen tuaj, figura e prindërve tuaj është gjithmonë pranë jush ose të paktën në mendjen tuaj, ajo nuk ikën kurrë. Të gjithë, edhe nëse të rritur, ne kemi atë fëmijën e brishtë brenda nesh që dëshiron të mbrohet nga prindërit e tij.

Ndaj shkoni tek ata sot, shkoni menjëherë për t’i dhënë dashurinë tuaj të pakushtëzuar: Kur ata të mos jenë më me ne, nuk do të jemi më në gjendje ta bëjmë këtë.

Kurrë nuk do të jemi gati për t’i dhënë lamtumirën. Duke ditur se nuk do t’i shohim më kurrë, se nuk do të jemi në gjendje t’i përqafojmë, është gjëja më e vështirë për t’u imagjinuar. Koha për të kaluar pranë njerëzve me të vërtetë të dashur nuk është kurrë e mjaftueshme. Ikja e prindërve nga kjo botë është një fatkeqësi e madhe, kurrë nuk kapërcehet plotësisht. Mund të pranohet, por nuk mund të kapërcehet.

Jo vetëm që trupi i prindërve nuk është më, por edhe një pjesë e juaja shkon me ta. Kujtimet e bukura, dashuria e tyre, streha jonë … gjithçka ikën larg. Një ditë mund të ndihesh fajtor që nuk i dhe një rëndësie të veçantë të gjithë kësaj. Nëse keni ndonjë konflikt të pazgjidhur me prindërit tuaj, rregullojeni atë, ju duhet të keni një marrëdhënie të mirë dhe të përpiqeni të jeni gjithnjë të kënaqur me njëri-tjetrin. Jini të vetëdijshëm se nuk do të jenë përgjithmonë me ju./Na Ishte Dikur

Share: