Zoti Dylgjeri,
Une jam pa fjale per Opoziten prej aristokrateje qe i beri nena e djalit te vogel kryeministrit I kerkoi teater
e kopsht zoologjik per Zahon! Edi nuk i dha pergjigje.
A mund tja jap une nje pergjigje modeste …?
Nuk kam zgjidhur akoma problemin e barkut bosh
te djemve e vajzave sa mosha e Zahos ne Bulqize
qe mbledhin krom per te siguruar koren e bukes …..
Nuk e kam prioritet akoma argetimin e Zahos!!!!!
Nga nje nene socialiste…
E dëgjuat?
Fëmijët duhet të kenë një Teatër!
E tha. E tha Linda Rama!
Guxoi?
E tha bashkëshortja e liderit Edi Rama, Kryeministrit
të sotëm të Shqiperisë ishkomuniste!
Çar tha? Si e tha? Por ku e tha?
E tha vetëm pas 1 orë që zbriti nga një fuoristradë e zezë, ne rrugën “Sami Frashëri”,
në (ish)Bllok, në pallati Nr 9, në krah të pallatit ku jeton edhe sot e tërë ditën administrata e djeshme e familjes së të ndjerit Enver Hoxha.
Ky pallat në bllok në katin e dytë ka një Permanent
ku shoqja Linda rinovohet, stilon flokët, fytyrën, e nuk di çtjetër…Punë grash.
Pra shoqja Linda, e fillon ditën në bllok, (përballe ish shtëpise së Enverit), punon në një zyrë në bllok, fiton në bllok, stilohet në bllok, dhe shpërthen me ide teatrale po në bllok…në Pallatin e Kongreseve.
Bravo i qoftë!Vizionare.Kjo është opozita që na duhet!
Më thoni të dashura delegate socialiste:
A mund të njohë hallet Tuaja, të fëmijeve, të prindërve, e të afërmve një grua që aktivitetin e saj jetësor e përmbush në zemër të Tiranës, në bllok e më pas pushon rrëzë Dajtit në një vilë
në ajër të pastër?
Nëse Ju thoni po, Ju e meritoni T’ju mësojë shoqja Linda.
Mbani shënim: Fëmijët kanë nevojë për Teatër.
Ylli Dylgjeri