Sot në Tiranë nga “World Economic Forum” në kuadër të bashkëpunimit rajonal u mbajt forumi “Mendjet e bukura frymëzojnë të tjerët”, ku mes të tjerëve pjesëmarrës ishin kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Pasi kryeministri ishte larguar, Majlinda Bregu mori fjalën por mikrofoni i saj nuk punonte. Në këtë moment ish-ministria kërkoi të ulet në karrigen e kryeministrit Rama, duke bërë një batutë mjaft pikante që nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve.
“Mund të ulem në karrigen e kryeministrit? Zakonisht nuk më pëlqen e s’e kam zakon të marr karrigen e të tjerëve kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të konkurroj për karrigen, por është në rregull. Kjo punon”, ka thënë Bregu, duke shkaktuar të qeshura në sallë./Opinion.al
View this post on Instagram
A post shared by zefina (@zefinahasani) on Feb 21, 2020 at 7:01am PST