Home KRYESORE Meta “jashtë loje”, betimi i gjyqtarëve para Presidentit jo i detyrueshëm

Meta “jashtë loje”, betimi i gjyqtarëve para Presidentit jo i detyrueshëm

Kuvendi ka miratuar sot me 87 vota ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori.

Miratohet me 87 vota pro dhe 15 kundër projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

Miratohet me 86 vota pro, 7 abstesnim dhe 13 kundër projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar

Deputetët e mazhorancës argumentuan se këto ndryshime ishin të nevojshme pasi Presidenti Meta nuk thirri për betim Arta Vorpsin, për pasojë ajo nuk u bë anëtare e Kushtetueses.

Sipas ndryshimeve të sotme, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin. /Opinion.al

Share: