Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio ka organizuar një mëngjes pune sot në Bruksel me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Rama ka postuar në Facebook pjesë nga ky takim ku Di Maio ka mbajtur edhe fjalën hapëse. Ai ka nënvizuar mbështetjen për çeljen e negociatave me Shqipërinë por ka theksuar se shteti i së drejtës duhet të mbetet gur themeli në këtë proces.
Shteti i së drejtës duhet të mbetet gur themeli. Angazhimi ynë konfirmon se të gjithë jemi të vetëdijshëm se cfarë është në lojë, përfshirë edhe besueshmërinë e BE-së si aktor global. Integrimi i Ballkanit mbetet investimi ynë kyç strategjik për të paqen dhe stabilitetin në Europë. Lidhur me negociatat, hapja e tyre do të shënjojë vetëm fillesën dhe jo përfundimin e rrugëtimit europian, nuk mund të nënvlerësojmë ndikimin potencial të hezitimeve tona në Ballkan, sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimet reformatore” u shpreh Di Maio.
Më vonë në Bruksel pritet të nisë Konferenca e Donatorëve për dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë. /Opinion.al