Home KRYESORE Mirazh mjegullor…

Mirazh mjegullor…

Nga Gladiola Busulla

Mirazh mjegullor…
të shoh qindra herë në ditë.
Më deh me një puthje
që rrok tokë, qiell,
hënë e det së bashku.
Mirazh mjegullor…
Këtu jemi të dy,
pa fantazmat tona, pa djaj e demonë
që të na përqeshin,
të na ndajnë duan.
Dashuri,
sa guakë të padenjë
përdhosin hirin tënd !
Rrëkëllehemi në një vorbull të panjohur.
Baste me jetën, shirok, suferinë,
rrëqethje, ankth kaplues e cigare të njëpasnjëshme.
Dhe bisha brenda nesh,
mbetet e pazbutur,
në xhunglën e madhe
që quhet botë.
Kështu shkruhej
në antologjinë e kanibalëve.

Share: