Moderatorja televizive Ilda Bejleri një ditë më parë është përfshirë në një aksident me makinë. Sipas policisë së Tiranës, aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme në Bulevardin “Gjergj Fishta” ku e plagosur ka mbetur edhe një 63-vjeçare e cila është jashtë rrezikut për jetë dhe me lëndime të lehta.
Ajo që i dha vëmendje mediatike ngjarjes ishte fakti se moderatorja ishte larguar pasi kishte ndodhur aksidenti. Kjo evidentohet edhe në njoftimin e policisë ku një nga akuzat që rëndojnë mbi të është edhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Vetë 63-vjeçarja e lënduar tha në një deklaratë të sajën se do ta kishte falur Bejlerin nëse ajo do ti kishte dhënë ndihmën e parë.
Megjithatë sipas Ilda Bejlerit këto fakte janë të pavërteta. Në një reagim të sajin ajo thotë se makina e saj në momentin e aksidentit makina e saj ishte e ndaluar në trafik dhe zonja kishte kaluar në një moment kur semafori ishte i kuq për kalimtarët. Ajo shton se nuk ka për ti dhënë asnjë lek të lënduarës dhe shton se kjo e fundit është udhëzuar nga persona të tjerë që të ngrejë pretendime ndaj Bejlerit.
Moderatorja paralajmëron gjithashtu padi për disa media të cilat ajo pretendon se kanë përhapur lajme të rreme rreth ngjarjes dhe bën thirrje që kjo çështje t’i lihet organeve kompetente.
Postimi i plotë i Ilda Bejlerit
E di.. keni mllef per kedo sidomos per njerezit qe dalin ne ekran! A u shfryt o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq per zonjen qe si ndodhi asgje, thjeshte nje shembje sepse po nxitonte dhe u rrezua, po fundja edhe per kalimtaret ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojne vijat e bardha! Apo jeni te lumtur sa mire ju be ksaj qe u gjend rastesisht afer nje zonje qe endej mes makinave?! Po kur makina ishte e ndaluar si valle zonja qenka perplasur!? Apo po kerkon demshperblim tani qe i thane “ mund te perfitosh noj gje”?! Shum shpejt do publikojme dokumentat e spitalit qe zonja ska pas asgje, pervec nje shembjeje ne kembe por pa kontakt me makinen, thjeshte nga nxitimi me kalu sikur jetojme ne Afganistan!! E rendesishme eshte qe zonja ka dal nga spitali dhe uroj ti vijne dhe mendte me ate rast e mos te degjoj njerezit qe po perfitojne prej saj per disa klikime me shume. Cdo gje qe ka thene ne ate telefonate ajo zonja eshte mashtrim. Dhe per kete ka deshmitar!
Shfryni gjithe mllefin o njerez por nese ju vjen kaq keq blijini nje shpi asaj zonjes qe eshte demtu nga termeti, ashtu sic kam ndihmuar un te tjere. Stop lajmeve fake! Me gjithe respektin per moshen e zonjes ne fjale, por dhe mashtrimi eshte krim! Ndoshta mendojne se do i jap disa leke zonjes per te mbyllur gojen, por jo! Dje vajta vete ne polici, pashe videon, lashe makinen pa asnje shenje ne te dhe u ktheva ne shtepi njesoj po vete, shume e qete me veten!
E di, Shqipria ka shume halle po nje nga hallet me te medha eshte qe njerezit pa pune e qe skane jete merrem me jeten e tjerve. Lerjani policise te bej punen e vet, nese ka nje ceshtje! Ndersa per portalet Dritare.net dhe Tema do kujdesem vete qe te paguajne per cdo mashtrim qe kane thene! Shpifje Shpifje Shpifje. /Opinion.al