Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e pasdites në Fushë Kosovë sherri mes disa serbëve dhe shqiptarëve ka përfunduar deri në përleshje fizike.
Duat Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se rasti ka ndodhur në ora 17.20, në rrugën “Feriz Krasniqi”.
“Sipas informacioneve fillestare, mos marrëveshja ka qenë për shkak të një parkingu. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Tre persona janë lënduar dhe pas trajtimit mjekësor, ata janë liruar”, ka thënë Hoxha.
Personat e përfshirë në përleshje dyshohet të jenë fqinjë, por Policia e Kosovës nuk ka dhënë për momentin më tepër detaje lidhur me rastin.
Top Channel