Home KRYESORE “Polici-Parti-Propagandë”, Meta flet për grusht shteti

“Polici-Parti-Propagandë”, Meta flet për grusht shteti

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar Qeverinë në lidhje me paketën anti-KÇK.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, presidenti shprehet se në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze.

Sipas Metës, tashmë në vendin tonë ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit. Në reagimin tij, Meta thekson se  nëpërmjetë paketës anti-KÇK Qeveria do të përqendrojë pasurinë dhe të drejtat e qytarëve shqiptarë në një “grusht” personash.

Reagimi

Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP./ Opinion.al

Share: