Home KRYESORE Presidenca e quajti të çmendur, Spiropali: Janë një tufë halabakësh…

Presidenca e quajti të çmendur, Spiropali: Janë një tufë halabakësh…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Presidenca janë përfshirë në replika të ashpra ditën e stome. Pas reagimit të zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, i cili e cilësoi ministren si të çmendur, ka reaguar Spiropali.

Gjatë një interviste televizive, ministrja ka thënë se një tufë halabakësh kanë kapur institucionin e Presidencës, pasi deklarata që janë bërë në adresë të saj nuk mund t’i bëjë asnjë person që është i ndërgjegjshëm.

”Replikat janë për të qeshur. Patjetër ndaj meje, ndaj ministrit të brendshëm, ndaj Ulsi Manjas. Saga e reagimeve vijon. Unë jam në një moment shumë të lumtur të jetës sime, edhe personalisht, edhe duke parë zhvillimet e fundit për Shqipërinë, për atë Konferencën e Donatorëve, nga fakti që ne kemi marrë jo vetëm një shumë parash por edhe imazhi i Shqipërisë në sy të ndërkombëtarëve, në prag të çeljes së negociatave, në prag të vendimit të KE është fakt që koha për të goditur në themel këtë moment të mirë. Janë një tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin e Presidencës. Ato deklarata nuk mund t’i bëjë asnjë njeri me ndërgjegje apo respekton të paktën traditën. Dhe nuk sulmon personalisht në emër. Dhe në të gjitha deklaratat e mia nuk ka asgjë personale, s’kam asgjë me Presidentin Meta, as më ka lidhur as do më lidhë shpresoj. Nuk mund të rri pa reaguar kur Meta zgjedh në kohë të tillë të sulmojë. Për t’u a hequr shqiptarëve për t’u hequr atë pak gëzim. Për të nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe për të goditur në zemër të saj procesin e çeljes së negociatave”- tha Spiropali./ Opinion.al

Share: