Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Humbja e gjyqeve me punonjësit dhe efekti negativ i tyre nëbuxhetin e...

Humbja e gjyqeve me punonjësit dhe efekti negativ i tyre nëbuxhetin e shtetit

Nga Alfred Çako*

Kryeauditues ne KLSH

Një nga fenomenet më negative në rritjen e shpenzimeve tëadministratës shtetërore lidhet me vendimet gjyqësore përlargim të paarsyeshëm dhe të pajustifikuar nga puna të qindra e mijëra punonjësve çka vazhdon të krijojë efekte negative përBuxhetin e shtetit dhe portofolit të gjithë shqiptarëve. Në 7 vitete fundit, këto vendime i kanë rënduar shpenzimet publike mëtepër se 2 miliard lekë çdo vit, ose thënë ndryshe, me mbi 16 milionë euro në vit dhe kështu llogaritet përafërsisht se në shtatëvite janë rreth 112 milionë euro! Ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore vazhdojnë të mos marrin masat e duhura përsistemimin në punë të ish-punonjësve fitues të gjyqeve, duke vijuar me praktikën e pagesave të dyfishta për një vend pune, pavarësisht pozicioneve të lira të pretenduara në administratënshtetërore. KLSH ka vërejtur se vendimet gjyqësore të formës sëprerë nuk raportohen dhe nuk deklarohen si shpenzim. Kjo bienë kundërshtim me nenin 61 të Ligjit nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Një veprim i tillë krijon kushtet përakumulimin e kamatëvonesave si pasojë e vonesës në shlyerjene tyre dhe nënvlerësimin e shpenzimeve të vitit. Dukuri të tillashpien në thellimin e deficitit buxhetor dhe për shkak tëpagesave të tarifave përmbarimore, si pasojë e mosekzekutimitvullnetar të vendimeve dhe thyerje të radhës së shlyerjes sëvendimeve. Në shumë institucione qendrore të kontrolluara, madje edhe ministri nuk ekziston baza e të dhënave tëvendimeve gjyqësore, në mënyrë që nga ana e tyre të raportohetefekti i detyrimeve si pasojë e vendimeve gjyqësore që kanëmarrë formë të prerë.

Në mbështetje të kësaj analize të përgjithshme e cila ështëdeduktuar nga ana e audituesve të KLSH me të dhënat e shifravetë mësipërme mund të shohim konkretisht më poshtë disa tëdhëna në tre subjekte të audituara së fundi nga ana e KLSH, siAlbpetrol sha, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe në RTSH.

Në Albpetrol sha, për 5 muajt e fundit të vitit 2018 janëshpenzuar prej humbjes së një numëri të konsiderueshëmgjyqesh (32 ҫështje) me punëmarësit e shkarkuar, 54,985,953lekë, ku përfshihen edhe shpenzimet përmbarimore. Ndërsapërsa i takon gjashtëmujorit të parë të vitit 2019, Albpetrol shaka shpenzuar nga humbja e 68 ҫështjeve gjyqësore me punëmarësit e shkarkuar rreth 44,674,086 lekë. Pra për të gjithëperiudhën e auditimit, nga humbja e proceseve gjyqësoreAlbpetrol sha ka humbur gjithësej 99,660,039 lekë.  

Po kështu, nga rritja e shpenzimeve gjyqësore  Autoritetit të Aviacionit Civil nga shlyerjet e titujve ekzekutivë janëshpenzuar në total për një periudhë 20 mujore deri në shtator tëvitit 2019, rreth 6,112,547 lekë gjithësej, të ndarë në dyperiudhat e ndryshme vjetore përkatësisht në 528,396 lekë (viti2018) dhe 5,584,151 lekë (8 muajt e parë të vitit 2019).

Situata: Nga auditimi i dokumentacionit u konstatua se gjatëvitit 2018 ëshë paguar një ish punonjëse e AAC-së, për të cilënjanë likuiduar paga të prapambetura në vlerën 470,236 lekëbruto dhe sigurime shoqërore e shëndetësore nga punëdhënësi nëshumën 58,160 lekë, periudha 14 Mars-30 Qershor 2018. Bazaligjore për pagesën janë, Vendimi Nr.2316 datë 18.06.2018 iGjykatës Adminstrative të Shkallës së pare.

Nga audituesit e KLSH u konstatua se objekti i kërkesë-padivetë punonjësve si palë paditëse në përgjithësi përmbahej në disapika: 1-Deklarimin e marrëdhënies së punës të zgjidhur nga anae punëdhënësit në mënyrë të menjëherëshme dhe pa shkaqe tëjustifikuara; 2. Detyrimin e palës së paditur, të dëmshpërblejëpaditësin me disa paga mujore, për mosrespektim të afateve tënjoftimit për zgjidhjen e marrëdhënies së punës; 3. Detyrimin e palës së paditur, të dëmshpërblejë paditësin me pagën e 1 (një) viti për zgjidhjen në mënyrë të menjëherëshme pa shkaqe tëjustifikuara të kontratës së punës me kohëzgjatje të pacaktuar; 4. Detyrimin e palës së paditur, të dëmshpërblejë paditësin me disapaga mujore, për moszbatim të procedurës së zgjidhjes sëkontratës së punës; 5. Detyrimin e palës së paditur, tëdëmshpërblejë paditësin me disa paga mujore, si shpërblim përvjetërsi në punë. 

Pas këtyre kërkesë padive, në përgjithësi gjykata është shprehurse “Marrëdhënia e punës së paditësit është zgjidhur pa u respektuar afati i njoftimit. Zgjidhja e marrëdhënies së punës së paditësit është kryer jo për shkaqe që vareshin nga paditësi. Për rrjedhojë nuk ka ekzistuar asnjë shkak që të mos lejonte zgjidhjen normale të marrëdhënies së punës për shkaqe të justifikura duke respektuar afatin e njoftimit. Për rrjedhojë i padituri duhet të detyrohet që të dëmshpërblejë paditësin për mosrespektimin e afatit të njoftimit.”

Si rezultat, nga ekzektutimi i detyruar i titujve ekzekutive me veprime përmbarimore janë rritur shpenzimet e Autoritetit tëAviacionit Civil (AAC) dhe është ulur fitimi i saj për shkak tëhapave të gabuara që kanë sjellë efekt financiar negativ nëbuxhet nga ana e drejtorisë së AAC, në kundërshtim me kërkesatdhe standartet e përcaktuara në ligj për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me punonjësit e larguar.

Po kështu, nëse shohim edhe situatën në Radio TelevizioninShqiptar, për periudhën Korrik 2017 – Dhjetor 2019, nga humbjae tetë proceseve gjyqësore ka pasur shpenzime me efektfinanciar negativ në buxhetin e RTSH, si rezultat i ekzekutimittë titujve ekzekutivë me veprime përmbarimore, në një vlerë prejrreth 5.805,944. lekë.

Pasi analizuam këto tre raste të verifikuara nga ana e auditimit tëjashtëm të KLSH-së është e kuptueshme, për analogji, se faturae efektit negativ financiar të shkaktuar ndaj buxhetit të shtetitnga qindra largime të pa-drejta nga puna e punonjësve tëadministratës sonë shtetërore në këto 7 vitet e fundit është shifërshumë e lartë financiare. 

Ka me dhjetra raste të tjera, si këto që përmendëm më lart, kurKontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka dhënë alarmin për kostot e rënda të vendimeve gjyqësore në dëm të shtetit nga paaftësia e strukturave piramidale drejtuese të administratës shtetërore aposhoqërive publike dhe sidomos të drejtorive të burimevenjerëzore dhe drejtorive të zyrave juridike të tyre. Prandaj gjatëauditimit KLSH me vendimet e saj ka dhënë rekomandime tëndryshme për përmirësime ligjore apo zbatim me korrektësi tëkuadrit ligjor në drejtim të rekrutimit të punëmarësve, që mundtë jenë sipas rastit me kontratë individuale dhe kolektive tëpërkohëshme pune ose punonjës të rekrutuar sipas Ligjit nr.152/2013, Për nëpunësin Civil.

Në arsyetimin e saj për ta përcaktuar këtë shpenzim twpajustifikuar me efekt financiar negativ, KLSH ka përmendur sibazë ligjore Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhiminfinanciar dhe kontrollin”, i cili në nenin 8, “Përgjegjshmëriamenaxheriale e titullarit”, në pikën 1, thekson se: “Titullarët e njësive publike, …, përgjigjen për vendosjen e përmbushjen e qëllimeve dhe të objektivave të njësive publike, nëpërmjetkrijimit të një sistemi të përshtatshëm dhe efektiv të menaxhimitfinanciar dhe kontrollit, si dhe përdorimit të fondeve publike, nëmënyrë të ligjshme, me ekonomi, efektivitet dhe efiçencë.” Prashpenzimet e kryera për vendimet gjyqësore për të cilat gjykatau ka dhënë punonjësve të larguar të drejtën e dëmshpërblimit, konsiderohen të larguar nga puna padrejtësisht, çka do të thotëse shpenzimet e kryera për vendimarrjet e largimeve nga puna, janë në mospërputhje me legjislacionin e përmendur, duke ndikuar në buxhetin e shoqërisë.

Siç duket, në këtë shkrim nuk kemi analizuar rastet shumë tëndjeshme të rritjes së shpenzimeve buxhetore të institucioneve tëqeverisë nga zbatimi i vendimeve gjyqësore prej humbjes së tyrenë procese arbitrazhi ndërkombëtar e cila do e rriste edhe mëshumë vlerën e efektit negativ në buxhetin e shtetit.

Share: