Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Procesi ‘Shullazi’ në ngërç, KLGJ propozon ndryshime ligjore

Procesi ‘Shullazi’ në ngërç, KLGJ propozon ndryshime ligjore

Zvarritja e procesit gjyqësor në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë mund të çojë në lirimin e tyre.

Edhe ditën e sotme, seanca ndaj grupit të dënuar për “gjobëvënie” është shtyrë pasi ende nuk është plotësuar numri i anëtarëve të trupit gjykues. Prej muajsh ky proces vetëm është shtyrë duke bërë që ai ende mos të zhvillohet seanca e parë e tij.

Shndërrimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatë Speciale e futi procesin një ngrëc të ri pasi dy nga gjyqtarët e çështjes ishin deleguar nga apelet e rretheve dhe duhet sqaruar nëse ata kanë tagër të gjykojnë këtë çështje. Për këtë arsye Gjykata ju drejtua KLGJ për të marrë një përgjigje.

Kjo e fundit nga ana e saj mësohet se i është drejtuar me një letër ministrisë së Drejtësisë ku kërkon ndryshime ligjore pasi gjendja është emergjente. Në letrën e KLGJ drejtuar ministres Gjonaj, thuhet se shqetësimi i tyre lidhet me administrimin e Gjykatave të Apelit, kjo sa i përket numrit të gjyqtarëve në këto Gjykata në funksion të menaxhimit efikas të ngarkesës gjyqësore dhe cilësisë së produktivitetit të tyre.

“Aktualisht, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve në detyrë në gjykatat e Apelit është 63, ndërsa në janar 2020, ky numër do të jetë 61, pasi Këshilli do të duhet të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për dy gjyqtarë, të cilët në dhjetor 2019 kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Pra, gjatë periudhës së zbatimit të procesit të rivlerësimit kalimtar në gjykatat e apelit janë krijuar edhe 38 pozicione të lira, që bashkë me 3 pozicionet që kanë qenë të lirë në momentin e fillimit të procesit, në total bëjnë 41 pozicione të lira”, thuhet ndër të tjera në propozimin e KLGJ.

Procesi ndaj Shullazit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij ka aktualisht vetëm gjyqtaren Albana Boksi në trupën gjykuese. Nga rrethet u deleguan Etleva Temo dhe Artur Kalaja por statusi i tyre mbetet për tu konfirmuar. /Opinion.al

Share: