Home KRYESORE Grusht shteti, por jo si thotë Meta! Nga Armir Shkurti

Grusht shteti, por jo si thotë Meta! Nga Armir Shkurti

Befas na doli “Grusht Shteti”. Majtas – djathtas, përtej të majtës e së djathtës, politikë a facebook janë ndarë dysh: Ka grusht shteti në Shqipëri – nuk ka grusht shteti në Shqipëri. Meqë “bombën” e lëshoi Ilir Meta, ata që janë me Metën, edhe kur nuk e dinë ç’është, betohen se ka! Ata që janë kundër Metës, edhe kur e dinë ç’është, thonë se nuk ka grusht shteti të Ramës.

JEMI EDHE NE!

Me avokatin Altin Goxhaj, vite më parë , po shumë më përpara, kur Presidenti i sotëm ndante tepsinë me Edi Ramën, kemi denoncuar grushtin e shtetit me të cilin Edi Rama ka kapur gjithë pushtetet.

Thjesht për ish njeriun e Metës, Brahon e Ramës që e quan sot qesharak këtë nocion, se “Rama e ka pushtetin tashmë”, le të sqarojmë pak se ç’është kjo gjëja:

Grushti i shtetit është uzurpim me forcë a mjete jodemokratike të një pushteti nga një diktator, ushtarak a grupim politik. Ndërkohë në Shqipëri:

  1. Kemi uzurpimim e Parlamentit me ndihmën e kryetarit të ish opozitës dhe fabrikimit të një opozite fasadë që s’përfaqëson askënd.
  2. Uzurpimin dhe kontrollin e plotë të sistemit gjyqësor përmes të ashtuquajturës “Reformë në Drejtësi” të cilën, ndryshe nga sa qe paraqitur në publik, na e pohoi se e ka kërkuar dhe bërë ky vetë e jo të huajt. Në emër të saj tashmë u bënë jo muaj por vite që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese e pa gjykatë të lartë. Për rrjedhim, ligjet NUK KA AS KUSH I INTERPRETON E AS KUSH I KTHEN MBRAPSH KUR JANË TË GABUAR, TË PADREJTË pse jo edhe KRIMINALË

LEXO EDHE: Obama: Mbështetje qeverisë turke, të shmanget gjakderdhja

  1. Përmes shpopullimit masiv e sistematik të vendit dhe zëvendësimin e të ikurve me emigrantë nga vende të mjera të planetit.
  2. Në kundërshtim me aspiratën për ” identitet dhe bashkim kombëtar” që ende kemi në kushtetutë, ka anashkaluar Kosovën për një marrëveshje okulte me një vend aspak mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve: Serbisë. Marrëveshje që e ka shpallur si nismë të tijën e jo të imponuar prej BE apo SHBA.

Pa vazhduar me të tjerë argumenta, kthehemi tek konteksti i sotëm.

Dosja e GRUSHTIT TË SHTETIT me të cilin Edi Rama ka uzurpuar çdo pushtet në vend është kyçi që çmonton ESTABLISHMENTIN e për rrjedhim edhe OLIGARKINË në Shqipëri. E kemi artikuluar, bashkë me avokatin Goxhaj se VETËM kushtet e një grushti shteti bëjnë nul ligjet, aktet, kontratat e PPP – ve, përmes të cilave Edi i Gjithëpushtetshëm i ka shitur të ardhmen e vendit një oligarkie tepër të dyshimtë për vet ekzistencën e Shqipërisë e më tej, kombit shqiptar.

Ky “kofini pas të vjelave” që lëshoi Meta është po aq kriminal sa vetë GRUSHTI I SHTETIT nëse përdoret thjesht si sllogan për të motivuar edhe një tjetër protestë a valë protestash. Kauzës kyçe për ndryshimin rrënjësor të politikës shqiptare as Meta e askush s’ka moral ta përdorë si një trap për të hedhur lumin! Do të thotë: PA NJË DOSJE TË PLOTË PENALE, CIVILE E ADMINISTRATIVE, PARAQITUR INSTITUCIONALISHT BE, SHBA E INSTITUCIONEVE TË TJERA NDËRKOMBËTARE, çdo përdorim i termit “GRUSHT SHTETI” është shërbim ndaj Edi Ramës për shkak të zhvleftësimit dhe degradimit të konceptit./ CNA.al

Share: