Publikuar në : 09:49 – 23/02/20 |
Nga Aurenc Bebja-“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1911, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit, gjatë vizitës së tij në Vjenë, mbi marrëdhëniet turko-shqiptare.
Vjenë, 14 korrik.
Deputeti shqiptar Ismail Bej Qemali, i intervistuar, tha se paqja është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve.
Gjithçka që është thënë për një pajtim të afërt është larg së vërtetës.
Turqia nuk u ka bërë asnjë propozim shqiptarëve dhe deputeti parashikon që do të ketë ndërlikime serioze.
Qemal beu propozon të informojë kabinetet e Vjenës, Shën Petersburgut dhe Londrës mbi situatën e vërtetë.