Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Rama, përballja me Bashën!

Rama, përballja me Bashën!

Nga ARTUR NURA

Padyshim që protagonizmi i z. Edi Rama në politikën Shqiptare është nga më të realizuarit dhe duhet shtuar se tashmë ky dimension vihet re veçanërisht në përballjen me opozitën e Lulzim Bashes.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit e konfirmojnë plotësisht këtë konstatim dhe e bëjnë z. Rama të krahasohet me protagonistë të tjerë të historisë së shkruar të shtetit Shqiptar. Tashmë, partnerët dhe kundërshtarët aktualë politikë janë shumë prapa tij! Po kështu rezulton edhe kundërshtari më i madh politik i tij, z. Lulzim Basha!

Në fakt, Z. Rama në garat e fundit elektorale ka ditur të përdorë maksimalisht mundësitë e tij partiake dhe individuale në raport me hapësirat ligjore dhe politike. Rasti me zgjedhjet e fundit është më i shkëlqyeri nga kjo pikëpamje. Performanca e opozitës rezultoi vetëm në favor z. Rama, kur duhet thënë se padyshim aspirata e z. Lulzim Basha kishte shtysa logjike dhe në momente të veçanta edhe realiste te cilat nuk u përdoren fare!

Pushteti qe jepet ne tavoline

Në fakt, pas disa skandalesh të cilat deri tani janë vërtetuar vetëm mediatikisht, Basha kryeministër i Shqipërisë dukej i mundshëm jo vetëm për drejtuesin e partisë demokratike, por edhe më gjërë. Por, përkundër pritjeve të z. Basha, siç e vërtetoi edhe rezultati i zgjedhjeve te fundit lokale, z. Edi Rama do të jetë kryeministër i Shqipërisë edhe për këtë legjislacion te pakten.

Ndërsa vetë z. Lulzim Basha duhet ndoshta të ridimensionojë projektin e tij politik midis Partisë Demokratike si më e madhja në opozitë ose një partie të re, e cila do të duhet të ketë të drejtë primare dimensionin e tij politik!

Padyshim askush nuk dyshon se ky rezultat zgjedhor erdhi padyshim për shkak të menaxhimit politik që i bëri z. Rama ekzekutivit të tij dhe fushatës zgjedhore, por qe nuk do te ndodhte kurresesi me nje strategji ndryse te Partise Demokratike dhe opozitës se gjere.

Por, përtej kësaj panorame parimisht të saktë, duke e parë përballjen politike Rama_ Basha në një plan më të plotë, duhet thënë se ka një aspekt publik në të cilin z. Basha ka dalë më i suksesshëm se z. Rama në këtë garë politike. Ai ka të bëjë me faktin qe z. Basha ja ka dorezuar Rames pushtetin ne tavoline pa patur plane alternative te detyrueshem.

Në raport me shtypin dhe mediat, z. Edi Rama ka qënë më bindës si për projektin e tij politik, ashtu edhe në menaxhimin e problematikave private, të cilat janë të pashmangshme në lidhje me politikanët e këtij rangu.

Raportet me Mas – mediat

Kjo situatë e dy protagonistëve kryesorë të politikës Shqiptare në lidhje me Mass-mediat nuk mbetet ne avor te kryeministrit dhe kjo gje nuk perben lajm ne plan siperfaqesor.

Në këtë plan, padyshim beteja politike Rama – Basha rezulton qartazi në favor të të parit. Në fakt, deri në vitin e ardhjes ne pushtet rezultonte qartazi se shumica Shqiptarëve e kishin veshur z. Rama me petkun e të vetmit të Ndershëm dhe të Pakorruptuar në politikën Shqiptare.

Sot ky Mit duket të paktën i dëmtuar rëndë vetëm për shkak të lojës politike shume te gabuar te ketij te fundit, por nga ana tjeter kundershtari i tij politik deri tani nuk ka ditur ta shfrytezoje kete mundesi! Per pa mungese force dhe kurrajo politike, apo se shkak tjeter…? Kjo gje kerkon akoma kohe per pergjigjen e duhur.

Deri tani gjasat qe Lulzim Basha te behet kryeministri i Shqiperise jane akoma shume te zbehta…

Share: