Home KRYESORE Shefja e drejtesise qe i ka hyre detit ne kembe…!

Shefja e drejtesise qe i ka hyre detit ne kembe…!

Nga Genc Mlloja

“Nuk e harroj kur kryeministri Rama ne maj të vitit 2017 me propozoi të merrja detyrën e zv.ministres së drejtësisë në qeverinë e përbashkët me Partinë Demokratike i cili më tha: E di që do më thuash jo, por mos e thuaj pa e menduar. Ti je pjesë e atyre që i kanë hyrë detit në këmbë për të reformuar drejtësinë. Ky është momenti që të thuash po, jo t’i shmangesh kësaj përgjegjësie të re!”

Kete ‘zbuloi’ sot ne kongresin rilindas ministrja e drejtesise Etilda Gjonaj e cila ne fjalen e saj te shkurt permendi ne menyre delirante 5 here KM, kreun rilindas te partise mavi ne pushtet.

Ajo u shpreh e vendosur te godas zullumet e te shkuares, te hap kapakun e tere dosjeve te.. (pa emer).

Fshikulloj ata (pa emer) që “kërcënojnë dhe shantazhojnë ne emër të Reformës në drejtësi deri edhe aleatet tanë strategjike, se e pengojnë dot partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, ta bëjë realitet çdo ligj dhe çdo nen që Parlamenti ka miratuar për ta pastruar deri në fund.”

Edhe ne ate salle ku foli ajo- autoritet i supozuar te kete ne mendje e zemer e karakter peshoren klasike mbareboterore te drejtesise, shume e kane nenqeshur tinzarshe per fjale e propagande qe recitoi ne gare me tere udheheqesit e there rilindas qe te kenaqin bosin e tyre, te cimentojne pozitat ne pushtet edhe duke i bere elozhe te pavlere ‘aleateve strategjike’.

A me te vertete Brukseli e Uashingtoni i beson keto ‘serenata’?
Kete nuk e di… por di mire si shume prej nesh se te gjithe shtetet e perfaqesite e tyre diplomatike punojne per interesat e veta imediate e afatgjate.

Po te kishin dasht sinqerisht tani pas 30 vitesh Shqiperia do kishte drejtesi e mbi te gjitha nuk do boshatisej sic po ndodh frikshem. Sllogani rutine “nuk nderhyjme ne punet e brendeshme” bie se ata jane brenda cdo gjeje ne Shqiperi, madje bejne edhe korrigjime publike ne aspektin e polikes se jashtme, cka nuk mund ta bejne me shtete te tjera sic eshte rasti i Serbise, e perkdhelura e te gjitheve!

Te fundit duhet te ishin rilindasit e me ta edhe ajo qe mban kandarin e madh te drejtesise ne deklamimet pro- amerikane sepse akoma, askush nuk mund te harroje anatemat anti- Trump te leshuara nga rrethinat e Shtepise se Bardhe ne Uashington te kreut te tyre tash i ‘dashuruar me kete president…

Kam nje bindje personale qe ‘zonja e ligjit’ ka shume mend sa per te kuptuar qe deti eshte ‘uj i madh’ i cili nuk kalohet ne kembe, madje shume se kane kaluar edhe me mjete nga me te mirat.

Shqiptaret jane sterlodhur me udhehjekes qe rrahin uje ne havan, por qe ne fakt e cojne ujin ne mullirin e tyre…

Share: