Home KRYESORE Spiropali:Zoti e ndihmoftë Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli

Spiropali:Zoti e ndihmoftë Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili tha se më 2 mars do të zhvillojë një protestë me qytetarët ku do të lidhin ‘besën’ dhe se prej aty do të fillojë edhe shpartallimi i grushtit të shtetit.

Ministrja pyet se pse ai priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin, teksa shton se keqardhja për Ilir Metën s’ka të sosur.

Sa për grushtin e shtetit, Spiropali thotë se ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE  miratohen ligje që atij i duken grushta.

“Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.”, shkruan Spiropali në Twitter./Opinion.al

Share: