Home KRYESORE Teknologjia në zgjedhje / PS pranon propozimin e PD për identifikimin elektronik....

Teknologjia në zgjedhje / PS pranon propozimin e PD për identifikimin elektronik. Për votimin elektronik do kohë

Demokratët dorëzuan zyrtarisht ne tryezën politike te reformës zgjedhore kërkesën për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Socialistët dhanë parimisht dakortësinë për identifikimin biometrik , ndërsa për votimin elektronik kërkuan kohë për të marrë ekspertizë ndërkombëtare.

Propozimi i demokratëve parashikon ngritjen e sistemit biometrik te identifikimit pranë çdo qendre votimi, e cila bën të mundur identifikimin e zgjedhësve përmes dokumenteve të identitetit dhe të dhënave biometrike përfshi shenjat e gishtërinjve. Më pas zgjedhësi i drejtohet pajisjes elektronike te votimit për të shprehur vullnetin e tij. Pasi votuesi bën zgjedhjen e tij dhe konfirmon në ekran votën e tij, pajisja elektronike printon kuponin e votës përkatëse, e cila bie në një kuti te tejdukshme.

Edhe Opozita e re, shkoi ne tryeze me propozime. Rudina Hajdari kërkoi lustracion për kandidatët për deputet dhe kryetar Bashkie.

Në mbledhjet me dyer të mbyllura socialistët bene me dije se kane dhënë dakortësi për propozimin e demokratëve që krimet zgjedhore te hetohen nga SPAK, ,ndërsa zbuluan se java e ardhshme do i dedikohet tërësisht diskutimit për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe financimit te fushatave zgjedhore.

Top Channel

Share: