Pas vrasjes së 33 ushtarëve turq nga sulmet e qeverisë siriane, Turqia ka intensifikuar sulmet në Idlib duke u vënë flakën pasditen e së premtes, rreth 200 pozicioneve ushtarake dhe duke neutralizuar 309 trupa të ushtrisë qeveritare siriane. Revolta u nxit pasi Damasku dhe rusët po tentojnë të marrin kontrollin e Idlibit ne veri të Sirisë, që është zona e vetme që drejtohet nga grupet e rebeleve sirianë, të cilët gëzojnë mbështetjen turke.
Analistët flasin për një rritje të mundshme të konfliktit mes Rusisë dhe Turqisë në Siri, ndërsa situata ka shqetësuar edhe NATO-n, ku Turqia bën pjesë.
Paraditen e së premtes, qeveria turke njoftoi hapjen e kufirit për të lejuar depërtimin e refugjatëve sirianë në Europë. / Opinion.al