Home KRYESORE Thjesht Cili nuk eshte as i mire e as i keq. Urrejtja...

Thjesht Cili nuk eshte as i mire e as i keq. Urrejtja per te eshte ngase ai ishte i suksesshem dhe i dobishem.

Nga Alfred Cako

Nuk dua te merrem me ceshtjen nese Cili eshte viktime e rrethanave apo fajtor. Kete le ta vendose drejtesia. Por shoh se te gjithe ata qe e shajne Cilin ne rrjetet sociale i bashkon urrejtja ose verbimi ndaj suksesit te tij. Nomenklatura e thirri ne skene, e lejoi te ngjitej lart per shkak te disa aftesive te tij per t’u pershtatur dhe guxuar per te investuar ne fushen e arsimit dhe kultures. Ata qe jane gezuar me fatin e keq te Cilit e quajne ate te dobet e servil se perpiqej ta kishte mire me te gjitha qeverite dhe ne fakt keshtu ishte.

Por a ka ndonje biznesmen ne planet qe nuk kerkon ta kete mire me qeverine?!!! Jane disa profesore te nomenklatures qe, pervec se jane marre me llafe, dhe nuk kane bere asgje ne jete, qe Cili i ka privilegjuar por ata kerkonin privilegje me te medha, cka ka sjelle prishjen e tyre. Keta mezi gjeten rastin t’i ngulin nje thike Cilit te rezuar keto dite ne nokdaun, me urrejtjen ndaj blasfemise se tij qe guxoi te ngjiste Everestin e tyre te suksesit duke ardhur nga vulgu popullor me i rendomte ne hierarkine shoqerore. Te tjere te shtresave te mesme kulturore, profesore qe skane mundur te marrin 2-3 rroga por qe gjithsesi mund te ishin te papune me vite, bashkohen rreth rratheve te urrejtjes ndaj suksesit dhe fames se tij publike.

Zor se gjen dike, student, profesor, gazetar, mik, i panjohur, qe i ka shkuar Henrit per nje hall dhe nuk eshte pritur prej tij me energji pozitive. Henri nuk ngjan aspak me biznesmenet e tjere te panjohur te jetonte ne lux, te vishej firmato e te lahej me parfume te shtrenjta; ai rrinte gjithe kohes si qindra mijra shqiptaret e thjeshte pa rene ne sy, duke u vertitur me nxitim per te mbyllur hallet e veshtira te biznesit.

Sigurisht qe Cili mund te jete edhe debitor i keq ne bankat apo tek bashkepuntoret me te cilet ka pasur detyrime. Por ama parja ne doren e Henrit do te investohej 1,000 here prej tij vetem ne fushat e dijes dhe eshte kjo gjendje e veshtire ndaj debitoreve qe mund ta kete thyer ate per te shkelur mbi parimet e tija, nese ato qe thuhen jane te verteta. Por ama une e di se Henri (qe t’i kenaq ata qe e shajne po e quaj nese ju pelqen edhe Naimi) eshte shume me i dobishem ne shoqeri se shume nga keta profesore llafezane a filozofe qe vetem veten e tyre nuk kane share sepse ka mbajtur shume familje me buken e ju ka zgidhur hallet e perditshme; shume me i dobishem se nje grup politikanesh te nomenklatures apo atyre qe jane ngjitur lart me servilizem ndaj nomenklatures per te abuzuar me fondet publike te tenderave dhe perfitime ankandesh; shume me i dobishem se biznesmenet e ndertimit qe kafshojne trojet publike e ndajne fitimet me politikanet; shume me i dobishem se shtresa e mesme qe i perkulet takemit te njerezve te Cilit sa here qe kane ndonje hall punesimi.

Edhe drejtesia nuk duhet te mburret me kete “peshk te madh” sepse jam i sigurte se vete ata, sado puritane te hiqen, shume syresh jane me mekatare se Cili; edhe politikanet e nomenklatures qe e flaken Cilin me konsenus ne ingranazhet e Zhavereve te tyre sigurisht qe jane qindra mijra here me mekatare se Cili, i cili te pakten nuk i ka kontot bankare te fshehura e te fryra si te tyret.

Thjesht Cili nuk eshte as i mire e as i keq. Urrejtja per te eshte ngase ai ishte i suksesshem dhe i dobishem. Edhe sikur drejtesia e nomenklatures t’ja hedhe celsat ne det. Per sqarim, mua me Cilin nuk me ka lidhur absolutisht asnje interes ekonomik, pervecse interesi i komunikimeve dhe si koleg ne fushen e kultures dhe botimeve. Profesoret dhe stafi i tij mendij nuk duhet t’i braktisin perpjekjet per ta cuar nismen e Cilit perpara, qofte edhe ne mungese te tij.

Share: