Home KRYESORE Tirona lale, se Tiranën hajt’ ta folim

Tirona lale, se Tiranën hajt’ ta folim

Nji ktu ka me nis kjo punë, se Tirona u njoft si Tiranë, kur e msyn komunistat, kur fara e tyne u shtu aq shumë sa ia ndrrun emnin, masanej i ndrrun lëkurën.

Ja hudhën n’erë Pazarin e Vjetër, ja shkallmun shpit’, rrugët, xhomijat, kishat dhe qitën n’dritë nji mysybet qytet, ku t’vite miza poshtë ksulës e ta bote “bëzzz”, ene Lana t’myste me erën e atyne qi dhiste dynjoja.

Tirona lale nisi me qen’ kujtim dhe bante n’kurriz ndonji urë si ajo e Tabakëve a nonji shenjë sa me thon.

Por, u desh’ me ardh’ raca e kalamojve qi ata pollën n’Tiron’ dhe u shujt ene ajo qi meti.

Nji zdap i gjatë, shtati pyll e menia fyll, me ca ramaduca i hyn’ Tironës ku i dhem’ e ku i djeg. Zavalli…

Sot, me t’ardh nonji i huj me t’bujt n’shpi nuk ke ku e ço me i tregu ça ka met ka Tirona, se nuk ka met asigjo.

Ene mejhonet u bon dyst me ngrejt ato farë pallatesh qi e kan bo qytetin fjetore e tironcit konviktorë.

Por, ca gjona kan’ met lale. Ka met e folmja, se t’shkrujtmen e Mustafa Greblleshit e rrasën mren. Ka met konga, ka met nardeni, tava dhesë, nonji caracë tek-tuk, ene muhabeti i shtrut’ me zemrën e bardh’. Ka met e qeshmja me dhomët jasht’, ene hija t’u shtru me hongër. Jon’ çunat qi’i qisin ujtin e zi n’stadium, qi sa më shumë shtohet soji kuq, aq mo shum’ i qisin rrylat venit.

Ja kto kan met, se qytetit nuk i meti as nomi, as nishoni. Ligjin dje, sot e rrezik ene nesër e bon raca e shokut Gramoz qi rri me nerva, thu se Tirona i ka zon’ derën, ene jo ai Tironës.

Pranej, para se t’i bini defit, se Tirona na osh bo nji shekull kryeqytet, kthejeni nji her’ kryt e shifni si e keni katandis, si ia keni vra t’gjitha me gjuhë, doke, rrugë, xhomija, kisha e vene të blerume qi i kishte zili bota mar’.

I keni hy n’hise këtij qyteti qi priti e ka me prit’, kurse juve si halabak’ ju futët si turku … ene nuk lat gjo n’kom’.

Kshu sonte, t’paktën mos u fryni si gjelat nondajës n’maj pirgut t’mutit.
* e shkrujti Kel Demi

Share: