Home Qasje nga Bota Tragjike, moderatorja e njohur vetëvritet në moshën 40-vjeçare

Tragjike, moderatorja e njohur vetëvritet në moshën 40-vjeçare

Moderatorja e njohur, Caroline Flack, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.

“Konfirmojmë se Carolina jonë u nda nga jeta sot më 15 shkurt. I kërkojmë shtypit të respektojë privatësinë e familjes në këtë periudhë të vështirë.” ka konfirmuar familja e britanikes.

“People” shkruan se ajo vdiq më 15 shkurt dhe se u vetëvra në apartamentin e saj në Londër. Ajo e nisi karrierën në Bo Selecta dhe prezantoi një sërë programesh të njohura, përfshirë “I’m a celebrity,” dhe  “X Factor”.

Megjithatë, Caroline Flack njihej kryesisht për moderimin e emisionit reality “Love Island” por u tërhoq para sezonit të ri si pasojë e akuzave të ngritura nga i dashuri i saj.

Në muajin mars, ajo duhej të paraqitej në gjykatë për të dëshmuar nëse e kishte dhunuar fizikisht të dashurin e saj, Lewis Burton. Ndërkaq, jo më larg se dje, Flack postoi për herë të fundit në Instagram. Përbri një fotoje me qenin ajo shtoi një ikonë zemre./Opinion.al

Share: