Home KRYESORE Veterani 100-vjeçar që Rama e puthi në ballë, ka qenë prokuror dhe...

Veterani 100-vjeçar që Rama e puthi në ballë, ka qenë prokuror dhe ka dhënë dënime me vdekje në diktaturë

Ziqiri Mero, i moshuari 100 vjeçar, që u ngjit sot në skenën e Pallatit të Kongreseve, nuk është një njeri i panjohur.

Kryeministri Edi Rama e detyroi të gjithë sallën të qëndronin në këmbë gjatë momentit kur Mero foli. Por kush është 100 vjeçari?

Sipas disa dokumenteve të publikuara nga historiani Dashnor Kaloçi, por dhe shkrimeve që gjenden në arkivën e mediave, Mero rezulton të ketë qenë ushtarak i lartë gjatë kohës së regjimit komunist. Në vitin 1945 Mero ka zbatuar një radiogram urgjent të firmosur nga Enver Hoxha, me cilësinë e Komandantit të Pergjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Ky readiogram aprovonte dënimin me vdekje të gjashtë personave, gjykuar nga një Këshill Gjyqsor Ushtarak i Divizionit të III-të, të Korparmatës se Dytë, të kryesuar nga Kryetari, Irakli Bozo (major) dhe prokuror, Ziqiri Mero, kapiten i parë.

Por emri i Meros del dhe në kujtimet e Ylli Polovinës i cili, në një shkrim të tij ndër të tjera shprehet: Kur prokurori Ziqiri Mero do të jepte pretencën tha papritur se i dhembte koka dhe se gjyqi duhej të shtyhej për të nesërmen në mëngjes. Kështu të akuzuarit i çuan në birucë dhe kur sapo u hap dita e re i lidhën sërish me pranga dhe me litar. Historia e Meros nuk mbaron këtu pasi ai ka marrë një dekoratë nga Rusia në vitin 2015, me motivacionin se ka qenë i angazhuar në formacionet partizane, në zona të ndryshme të vendit, duke luftuar kundër pushtuesve fashistë. Në nder të tij gjithashtu një rrugë në Korçë mban emrin e tij.

Nga ana tjetër dhe Kastriot Dervishi në një shkrim të publikuar sot bën me dije se Zeqiri Mero është një enverist, i cili është shprehut kundër dekorimit të nënave dhe fëmijëve që vuajtën në Kampin e Tepelenës.  “Enveristi në kongres. Në tribunën e kongresit doli sot enveristi Ziqiri Mero, ish ushtarak i lartë i regjimit komunist, anëtari më i vjetër i partisë. Edhe udhëheqësi e puthi në ballë. Mero njihet si agjitator i organizatës së “veteranëve” në mbrojtje të figurës së terroristit enver hoxha. Për të mos u zgjatur shumë, kujtoj se dy vjet më parë mero u shpreh kundër dekorimit të nënave dhe fëmijëve që vuajtën në kampin e Tepelenës në vitet 1949-1953, sepse i quante “kolaboracionistë”. Kësisoj, në kongresin pa numër, një kampion enverizmi u evidentua në tribunë dhe kongresistët u çuan në këmbë me urdhër për të respektuar subjektin. Do ishte me interes që nëse kampi në fjalë do arrijë të bëhet muze kombëtar, të kishte edhe foton e meros aty, si mbrojtës i flaktë i krimeve të diktaturës në kohët e sotme. Nuk pres ta bëjë “Harabeli” këtë se ai është në anën e Meros”, shkruan Dervishi.

Share: