E premtja ishte dita e fundit e Britanisë së Madhe në BE. Në Bruksel u hoq edhe në mënyrë simbolike flamur britanik nga rreshti i anëtarëve të tjerë të unionit. Heqje të ngjashme ndodhën edhe në ndërtesat e tjera të BE-së.
Shefat e BE-së janë shprehur të trishtuar ndërsa momenti historik po afrohej. Ata shprehën dëshirën e tyre për të rregulluar bllokun pasi të reduktohet në 27 shtete anëtare.
Presidenti i Këshillit Charles Michel pranoi se ata do të punojnë për të siguruar që një Evropë e bashkuar të jetë më e popullarizuar në vendet anëtare, në mes të shqetësimeve në rritje në vende si Greqia dhe Italia./LAPSI.al