Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur mesditën e sotme në Stamboll, në Turqi. Një avion pasagjerësh i linjës “Pegasus Airlines” ka dalë nga pista në aeroportin Sabiha Gokçen në Stamboll dhe është ndarë në tre pjesë.
Sipas medias vendase, avionic ka shpëthyer. Në bordin e avionit kishte 171 pasagjerë, midis të cilëve edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Për fat të mirë, nga ky incident nuk raportohen për viktima, por vetëm disa të plagosur. Pegasus Airlines konfirmoi se nuk ka viktima nga aksidenti.
Mësohet se avioni po vinte nga Izmiri.
Ministri i Transportit Turhan vuri në dukje se pas aksidentit, një numër i mjaftueshëm ambulancash u dërguan në vendngjarje dhe më shumë ambulanca do të dërgoheshin nëse do ishte e nevojshme. /BN/