Home KRYESORE VIDEO/ Publikohen pamjet para rrëmbimit të Renit të Elbasanit

VIDEO/ Publikohen pamjet para rrëmbimit të Renit të Elbasanit

Emisioni ‘Uniko’ nga Spartak Koka në Klan Plus, ka publikuar pamjet ekskluzive të mbrëmjes së 29 Qershorit 2014, ditën kur është parë për herë të fundit në publik këngëtari i tallavasë Renato Hamza, i njohur ndryshe edhe si Reni i Elbasanit.

Ngjarja ndodh pranë qendrës së qytetit të Elbasanit. Ora shënon 20:11 minuta e mbrëmjes të së dielës. Në video shfaqet Indrit Shaqja, i veshur me një bluzë ngjyrë bojëqielli, pantallona xhins të shkurtra, dhe me shapka. Në rrugë takon një kalimtar rastësor, të cilit mesa duket i kërkon informacion për vendndodhjen.

Një minutë më vonë shfaqet një person i dytë, i veshur me rroba të zeza. Ai është identifikuar si Denis Xhija. Në pamje të parë duket sikur të dy këta persona nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, Indrit Shaqja është vazhdimisht në lëvizje dhe po komunikon me shenja në distancë me Renin e Elbasanit, duke i treguar se ku ndodhet.

Në orën 20:12 minuta, shfaqet pikërisht Reni, i cili vjen nga ana tjetër e rrugës. I veshur me shapka, bluzë dhe pantallona të shkurtra, ai shkon drejt Indrit Shaqjas dhe Deniz Xhijës.

Ky është momenti kur Reni dhe Indrit Shaqja shtrëngojnë duart dhe takohen miqësisht, duke nënkuptuar që ata kanë njohje të mëparshme.

Nga veprimet e Indritit, dhe mënyra se si ai tërheq nga qafa Renin, duket sikur kërkon ta prezantojë për herë të parë me mikun e tij, Deniz Xhijën.

Më pas, të tre largohen së bashku në këmbë, dhe sipas dëshmitarëve, Reni është parë të futet me forcë në një automjet duke u larguar në drejtim të paditur. Ky është dhe momenti i fundit kur Renato Hamza u shfaq në publik 6 vite më parë. Që prej asaj kohe, nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të. /tvklan.al

42

Share: