Nga Klodian Tomori
Tribute per nderkombetaret
Gjoba 110 milione euro me ca bishta te tjera qe na vune per Becchettin eshte fiks si kushtet qe i vune Gjermanise pas luftes se pare Boterore ne Traktatin e Versajes.
Juve ju lumshin duart dhe mendja. Tani prisni qe ne te vdesim per te ngrene dhe te gjejme ndonje Hitler qe ta veme ne krye te vendit. Mos kini merak se keshtu po na beni narkoshtet me zor.
Ju keni shume te drejte. Fundja ne vete e kemi zgjedhur Ramen. Por puna eshte se ju gjoben nuk ja vini Rames, por neve. Dhe sa pa. 110 milione euro. A thua se u shpronesua CNN qe u be aq dem.
Nje falenderim i madh i shkon Bankes Boterore per kontributin e madh qe ka dhene, vecanerisht per vendet e varfra, duke themeluar, mbeshtetur dhe garantuar kete gjykaten.
Faleminderit per te gjitha therrimet humanitare qe na keni dhene. Dhe faleminderit per te gjitha dhuratat e pacmueshme strategjike si TEC-i i Vlores edhe kjo comangia e Becchettit.
Tani besoj do na bejne edhe presion politik per ekzekutimin e vendimit. Faleminderit edhe per kete, ne avance.
Kurse keta te BE duhen falenderuar per talljen e madhe te t*apit qe po na bejne me hapjen e negociatave. Ne do vuajme per buken e gojes, keta gjejne kohe te tallen me kushte negociatash.